Aktuale
Zbulesë surprizë nga ish-banorja e BBVK: Dolce tregon më në fund imazhin e partnerit
Reklamë e Sponsorizuar
Dolce mbetet një ndër figurat më të lakuara në shtypin rozë, duke ruajtur një prani mjaft dinamike në rrjetet sociale.
Ish-konkurretja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova” ka qenë prej kohësh në qendër të aludimeve për një romancë, të cilën deri më tani kishte preferuar ta mbante hermetike larg vëmendjes mediatike.
Sidoqoftë, ajo ka habitur ndjekësit e saj këtë të sotme, duke ndarë me publikun disa imazhe të shkrepura në ashensor, ku shihet në çaste intime dhe romantike krah njeriut të zemrës.
Këto fotografi kanë kapur menjëherë vëmendjen e audiencës, duke shkaktuar kureshtje të madhe rreth jetës së saj private dhe raporteve sentimentale.
Pavarësisht se ka vendosur të ndajë portretin e të dashurit të saj, Dolce ka zgjedhur të mos e bëjë ende të ditur identitetin e tij, duke ruajtur kështu një element enigmë rreth lidhjes së tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: