Pensionohet rreshteri Vesel Gashi nga Arllati– shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit në Policinë e Kosovës

Publikuar më: 20-04-2025 10:27
Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, është organizuar një ceremoni lamtumire për zyrtarin për informim, rreshter Vesel Gashi, i cili zyrtarisht ka dalë në pension. Me prejardhje nga fshati Arllat i Drenasit, rreshteri Gashi u përshëndet nga kolegë dhe bashkëpunëtorë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndër vite në shërbim të rendit dhe sigurisë publike, transmeton portali DrenicaOnline. Ai është vlerësuar si një ndër figurat më të respektuara në uniformë, i njohur për nderin, përkushtimin dhe profesionalizmin me të cilat ka kryer detyrën e tij si zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës. “E falënderojmë përzemërsisht për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm shumëvjeçar dhe do ta kujtojmë gjithmonë si një personalitet që me dinjitet përfaqësoi uniformën e shtetit tonë,” u tha në fjalët e rastit gjatë ceremonisë. Në fund, të gjithë i uruan jetë të gjatë, shëndet dhe qetësi në pension, duke e përshëndetur me respekt dhe mirënjohje për gjithçka ka dhënë në shërbim të vendit. Rreshter Vesel Gashi – një emër që do të kujtohet me krenari në historikun e Policisë së Kosovës!/DrenicaOnline/ Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu