Kronikë
Tragjedia e Pejës, Kadaj-Bujupi: Masat administrative nuk sjellin drejtësi për Arlindën, kërkohet përgjegjësi penale
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar ashpër lidhur me vrasjen e tronditëse të Arlinda Zekajt nga fshati Vitomericë i Pejës, duke kërkuar drejtësi të mirëfilltë dhe llogaridhënie penale për personat përgjegjës.
Sipas saj, vendimet e deritanishme për masa administrative ndaj zyrtarëve përgjegjës janë të pamjaftueshme dhe nuk përbëjnë drejtësi për viktimën. Ajo theksoi se pasiviteti dhe neglizhenca e institucioneve ishin faktorët kryesorë që i kushtuan jetën të ndjerës.
"Arlinda nuk duhej të vdiste! Neglizhenca e tyre ia mori jetën. Suspendimi nuk është drejtësi dhe as garanci për të parandaluar tragjedi të tjera. Kërkohet llogaridhënie dhe përgjegjësi penale, jo masa sa për sy e faqe", ka deklaruar ajo, duke bërë thirrje të fortë për ndëshkim meritor të autorëve.
Në fund të reagimit të saj, Kadaj-Bujupi ka përsëritur thirrjen: DREJTËSI PËR ARLINDËN! BURG PËR PËRGJEGJËSIT!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: