Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedia e Arlindës, Gërvalla: Prokurorja refuzoi të niste hetimet për kanosjen e Albert Sylajt dy ditë para vrasjes

Redaksia Lajmetereja • 30-10-2026 09:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia e Arlindës, Gërvalla: Prokurorja refuzoi të niste hetimet për kanosjen e Albert Sylajt dy ditë para vrasjes
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dolën sot para mediave për të mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me rrethanat e vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt. Gjatë kësaj paraqitjeje publike, Gërvalla bëri të anjohura detaje të rëndësishme mbi trajtimin e rastit nga institucionet e drejtësisë para se të ndodhte krimi, duke theksuar se institucionet e akuzës kanë qenë në dijeni të plotë të situatës së rëndë. “Prokuroria ishte e njoftuar për dhunën dhe kërcënimet e Arlinda Zekajt. Për zhvillimet e rastit ishin të njoftuar vazhdimisht prokurorët. Më 23 tetor, dy ditë para vrasjes, edhe kryeprokurorja ishte e njoftuar me shkrim. Sipas dokumentacionit, prokurorja përgjegjëse kishte refuzuar të hapte rast për kanosje,” u shpreh ndër të tjera ministrja Gërvalla.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar