Aktuale
Big Brother VIP Kosova 5: Reperi Nichi bëhet banori i dytë që i bashkohet shtëpisë
Reklamë e Sponsorizuar
Shtëpia më e përfolur në vend ka hapur dyert për edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova, duke shënuar kështu fillimin e një aventure të re televizive. Pas prezantimit të banores së parë, Arlinda Morina, këtij formati i është bashkuar edhe reperi Nichi, si banori i dytë zyrtar.
Hyrja e reperit në këtë garë shton kureshtjen e publikut, i cili mbetet në pritje për të mësuar emrat e tjerë që do të bëhen pjesë e shtëpisë. Ky fillim i hershëm, një ditë para nisjes zyrtare të spektaklit, përbën një risi të paparë më parë në historinë e këtij formati në trojet tona.
Me praninë e Arlindës dhe Nichit, dinamikat brenda shtëpisë kanë nisur tashmë, duke paralajmëruar një sezon plot surpriza dhe përplasje të forta. Kujtojmë se starti zyrtar i Big Brother VIP Kosova 5 do të ndodhë këtë të premte, më 30 tetor.
Spektakli do të drejtohet nga moderatori Alaudin Hamiti, ndërsa paneli i opinionistëve për këtë edicion do të përbëhet nga aktorja Rudina Dembacaj dhe gazetari Resul Sinani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: