Sport
Tension dhe paralajmërime te Juventusi: Reagim i ashpër i drejtuesve ndaj skuadrës pas disfatës
Reklamë e Sponsorizuar
Bardhezinjtë po kalojnë një fazë tejet delikate, ndërkohë që hija e dyshimit po rëndon gjithnjë e më shumë mbi pozitat e trajnerit Luciano Spalletti.
Pas dështimit ndaj Genoas, kupola drejtuese e klubit ka ngritur zërin, duke kërkuar kthesë të menjëhershme si në aspektin e rezultateve, ashtu edhe në angazhimin e treguar në tapet.
Në qendrën stërvitore në Continassa, drejtori ekzekutiv i Juventusit, Giovanni Carnevali, ka zhvilluar një mbledhje urgjente me grupin e lojtarëve, takim ku ka marrë pjesë edhe vetë tekniku Luciano Spalletti.
Ky ballafaqim u organizua vetëm një ditë pas ndeshjes me Genoas, ku hierarkia e lartë e klubit përcjell një mesazh pa doreza dhe me tone të rrepta për ekipin.
Carnevali ka marrë frenat në dorë duke iu drejtuar personalisht futbollistëve, ndërsa Spalletti e ka ndjekur bashkëbisedimin nga një pozicion më i tërhequr.
Sipas burimeve nga shtypi italian, tonet e bisedës kanë qenë të ashpra, duke lënë të kuptohet qartë se shfaqje të tilla në fushë nuk do të tolerohen më në të ardhmen.
Kjo situatë vlerësohet si alarmante nga zyrtarët e klubit, të cilët megjithatë, të paktën për momentin, vazhdojnë t'i japin besim stafit teknik dhe lojtarëve.
Si masë disiplinore dhe përqendrimi maksimal, e gjithë skuadra do të hyjë në grumbullim të mbyllur në ambientet e JTC Continassa duke filluar nga dita e e premte, në kuadër të përgatitjeve për superpërballjen e së dielës kundër Napolit.
Nga ana e tij, Carnevali i ka kërkuar kapitenit Bremer dhe pjesës tjetër të grupit një kthesë rrënjësore, duke kërkuar përgjegjësi maksimale ndaj pronësisë, drejtuesve dhe mbështetësve besnikë.
Masë izolimi që do të mbetet në fuqi deri në momentin e zbarkimit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Ndeshja e radhës ndaj napoletanëve mund të rezultojë fatlume ose fatale për fatin e Luciano Spallettit në krye të pankinës torineze.
Presioni ndaj trajnerit italian sa vjen e shtohet, ndërsa krerët e klubit kërkojnë shenja jete nga skuadra pas pengesës së fundit.
Tashmë, sytë dhe veshët janë te supersfida e Napolit, ku Juventusi synon me çdo kusht triumfin për të shuar tensionet dhe për të kthyer paqen në shtëpinë e vet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: