E rëndë: Ky është 30-vjeçari që humbi jetën si pasojë e vetëaksidentit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Publikuar më: 20-04-2025 08:48
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke lënë pasoja fatale. Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:32 në rrugën nacionale Prishtinë–Ferizaj, afër rrethit te KFC-ja në Llapnasell. Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se në këtë vetaksident ka humbur jetën Leonard Avdyli, rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se ishte në timon në momentin kur vetura doli nga rruga. Në veturë ndodhej edhe një pasagjere, T. Mustafa e cila ka shpëtuar me lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Automjeti i përfshirë në aksident është një Škoda, i cili për arsye ende të panjohura ka devijuar nga rruga dhe është aksidentuar rëndë. Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesi kujdestar është duke zhvilluar ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Hetimet janë në fazë fillestare dhe autoritetet pritet të publikojnë detaje shtesë në orët në vijim. Shpërndaje këtë lajm në:
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu