Sport
Tragjedia hekurudhore në Spanjë: Humb jetën atletja 24-vjeçare Julieta Gallego
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën, pasi përplasja e dy trenave në provincën e Toledos ka lënë pas të paktën 69 viktima.
Në mesin e personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e përplasjes mes trenave të operatorëve Renfe dhe Iryo, afër zonës së Urda-s, është edhe sportistja e re e kërcimit së gjati, Julieta Gallego, 24 vjeç.
Klubi i saj sportiv, AD Sprint me seli në Madrid, ka konfirmuar zyrtarisht humbjen e jetës së sportistes, duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta përmes një nomimi prekës në platformat sociale.
“Zemrat tona janë të thyera. Dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së saj, miqve, shoqeve dhe shokëve, si dhe të gjithë atyre që e kanë dashur”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: