Kronikë
Këshilli Prokurorial mblidhet urgjentisht pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt, mbledhja mbahet larg syrit të mediave
Reklamë e Sponsorizuar
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbledhur sot strukturat e tij në një seancë të jashtëzakonshme, për të trajtuar me prioritet rrethanat e vrasjes tronditëse të Arlinda Zekajt.
Kjo mbledhje po mbahet nën masa të rrepta, ku prania e gazetarëve është e ndaluar, ndërsa fokusi kryesor i diskutimeve mbetet shqyrtimi i raportit zyrtar mbi veprimet dhe reagimin e Prokurorisë Themelore të Pejës lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Kujtojmë se tragjedia ndodhi të dielën e kaluar në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku viktimë mbetet Arlinda Zekaj, e cila u privua nga jeta nga kunati i saj. Autori i dyshuar tashmë është vënë në pranga nga organet e rendit.
Ngjarja në fjalë ka tronditur opinionin publik mbarëshqiptar, duke nxitur valë të shumta reagimesh dhe thirrje për drejtësi e përgjegjësi institucionale në vend.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: