Kronikë
Flakët shkatërrojnë lokalin në Athinë, vendin ku u ekzekutua shqiptari Pëllumb Islami
Reklamë e Sponsorizuar
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë dhe shkatërruar plotësisht një ambient biznesi në zonën e Nea Jonias në kryeqytetin grek, Athinë.
Sipas njoftimit të autoriteteve policore helene, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende mister, ndërkohë që dëmet materiale në lokal janë totale.
Ngjashmëria që e lidh këtë ngjarje me të kaluarën ka të doqë me faktin se në këtë lokak, më 22 shkurt 2023, u vra me armë zjarri 37-vjeçari Pëllumb Islami. Megjithatë, autoritetet policore nuk kanë konfirmuar ende nëse incidenti aktual ka ndonjë lidhje me atë ekzekutim.
Përveç dëmeve të rënda në katin e parë, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale edhe në tri banesa të vendosura sipër godinës.
Aktualisht, Policia e Greqisë ka nisur hetimet zyrtare për këtë ngjarje, duke ngritur dyshime të forta se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: