Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

“Ju mashtroi dhe u tall hapur”/ Publicisti Adriatik Riza Dosti lëshon akuza të forta ndaj kryeministrit Rama

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 07:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Ju mashtroi dhe u tall hapur”/ Publicisti Adriatik Riza Dosti lëshon akuza të forta ndaj kryeministrit Rama
Publicisti i njohur Adriatik Riza Dosti ka reaguar me gjuhë të ashpër ndaj qëndrimeve të bëra publike nga kryeministri Edi Rama, menjëherë pas mbërritjes së tij nga Nju Jorku. Kjo përplasje verbale e radhës pasoi konferencën për shtyp të mbajtur nga kreu i Qeverisë në aeroportin e Rinasit, ku ai u ndal te dosja e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni. Gjatë këtij dalimi publik, Rama e cilësoi masën ndaj saj si veprim “ekstrem” dhe ngriti shqetësime lidhur me publikimin e detajeve hetimore nga ana e SPAK-ut dhe GJKKO-së. Në reagimin e tij, Dosti e ka akuzuar kryeministrin se po tenton të ikë nga përgjegjësitë e tij, duke përdorur një retorikë që synon të devijojë vëmendjen e opinionit publik nga ngjarjet e fundit politike dhe institucionale. Në vijim po japim reagimin e plotë të publicistit Adriatik Riza Dosti, të shpërndarë në rrjetet sociale: Edhe këtë herë, si përherë... ju gënjeu e u tall me ju, o shqiptarë. E pra, edhe me krye-komunisti e me krye-krimineli i atij vendi tashmë duhet të bindet përfundimisht se nuk ka njeri më të keq në planetin Tokë që fatkeqësisht flet shqip sesa... Edvin Rama. Përpos konferencës së bujshme të paralajmëruar për në Rinas, ai u zhvendos në strofkullën e tij të krimit e që prej aty i talli, i gënjeu e i mashtroi, por edhe i kërcënoi edhe njëherë tjetër shqiptarët. Madje, sipas meje, këtë radhë, ku u mbars Mali e polli Mi... edhe i fyeu rëndë e i poshtëroi me gjithë ç'ka nxori nga goja e tij të ndyrë. Fajësoi për gjithçka shqiptarët, madje edhe SPAK e GJKKO, mori në mbrojtje Vlorën e Gys(in), Noc Rrok i etiketoi Amerikën e BE-në, tha e ç'nuk tha, kur të gjithë pothuajse ishin përgatitur që kësaj radhe të dëgjonin prej gojës së tij vërtet diçka ndryshe, aq më tepër që kopili i kish ngelur në derë bujshëm pikërisht atij... Po sa drejtohet druri i shtrembër e gunga e gungacit, po aq edhe besohet "tek i drejti" Rama. Huqi del me shpirtin, thonë saktësisht tironcit, o popull. Ndaj dhe asnjë lloj iluzioni për Ramën e dorëheqjen e tij apo qoftë edhe marrjen përsipër të fajeve, përgjegjësive, hajnisë e krimeve të tij. Jua kam thënë publikisht 1000 herë... Rama e banda e tij kriminale, e keqja më e madhe në historinë kombëtare të Shqipërisë, largohen nga aty ku janë vetëm ashtu siç erdhën... me dhunë!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar