Kronikë
Zbardhen detajet e rënda: Publikohen bisedat kërcënuese dhe pamjet e dhunës ndaj Arlinda Zekajt
Reklamë e Sponsorizuar
Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila humbi jetën pasi u vra nga kunati i saj. Në opinionin publik janë bërë publike bisedat telefonike mes viktimës dhe ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj, të cilat dëshmojnë tensionet dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj saj.
Gjatë transmetimit të emisionit “MAT”, janë shfaqur pamje ku dyshuari Albert Sylaj shihet duke i djegur rrobat e Arlindës, shoqëruar me përdorimin e një gjuhe tejet fyese dhe të ashpër ndaj saj.
Në fokus të këtyre zbulimeve është vënë edhe një komunikim audio mes viktimës dhe ish-partnerit të saj, ku ky i fundit shprehet hapur kundër kujdestarisë së fëmijës nga ana e nënës:
Arlinda Zekaj: “Me nanën të vet ka nevojë me nejtë djali.”
Jeton Sylaj: “S’ka me të dalë çka je ka mendon. S’ka në traditë të shqiptarit që nana e ka marrë djalin, veç nëse s’ka dashtë baba.”
Arlinda Zekaj: “Gjama edhe ti një nanë që nuk e ka evladin, as në Amerikë e as në Kosovë.”
Jeton Sylaj: “Qe unë ta gjej. Ti je që s’e ki. Edhe s’ki me pasë, besën e Zotit po ta jap, edhe n’i shtifsh gishtat në sy.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: