Aktuale
Zbardhet biseda kërcënuese dhe pamjet tronditëse: Detaje të reja nga tragjedia e Arlinda Zekajt
Reklamë e Sponsorizuar
Sjellja e rëndë dhe tensionet e vazhdueshme familjare që i paraprinë ngjarjes tragjike kanë marrë dritë përmes publikimit të disa materialeve audio dhe vizuale. Në qendër të vëmendjes janë vënë komunikimet mes të ndjerës Arlinda Zekaj, e cila u vra tragjikisht nga kunati i saj, dhe ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj.
Gjatë transmetimit të këtyre dëshmive, është shfaqur një video ku shfaqet i dyshuari Albert Sylaj duke i vënë flakën rrobave të viktimës, ndërkohë që përdor një fjalor tejet fyes dhe ofendues ndaj saj.
Pjesë e këtij materiali hetimor e mediatik është bërë edhe një bisedë telefonike mes Arlindës dhe ish-burrit të saj, ku dëgjohen qartë kërcënimet lidhur me kujdestarinë e fëmijës:
Arlinda Zekaj: “Me nanën të vet ka nevojë me nejtë djali.”
Jeton Sylaj: “S’ka me të dalë çka je ka mendon. S’ka në traditë të shqiptarit që nana e ka marrë djalin, veç nëse s’ka dashtë baba.”
Arlinda Zekaj: “Gjama edhe ti një nanë që nuk e ka evladin, as në Amerikë e as në Kosovë.”
Jeton Sylaj: “Qe unë ta gjej. Ti je që s’e ki. Edhe s’ki me pasë, besën e Zotit po ta jap, edhe n’i shtifsh gishtat n’sy.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: