Politikë
Seanca e Kuvendit sot në orën 10:00, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe Byroja e Pasurisë
Reklamë e Sponsorizuar
Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, punimet e së cilës janë paraparë të fillojnë në orën 10:00.
Sipas agjendës zyrtare të bërë publike për media, trupi legjislativ do të shqyrtojë gjithsej gjashtë pika. Ndër çështjet kryesore që do të jenë nën vëmendjen e deputetëve spikat shqyrtimi i dytë i projektligjit për rregullimin e ndarjeve buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara, koha e rezervuar për deklarimet jashtë rendit të ditës, si dhe pyetjet parlamentare të drejtuara ekzekutivit.
Po ashtu, gjatë kësaj seance është paraparë të hidhet në votim edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, i cili ka të bëjë me emërimin e deputetëve në kuadër të komisioneve parlamentare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: