Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Kushte të reja për protestat në vend: Rriten ndjeshëm gjobat dhe shtohen kompetencat e Policisë së Shtetit

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 19:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kushte të reja për protestat në vend: Rriten ndjeshëm gjobat dhe shtohen kompetencat e Policisë së Shtetit
Qeveria ka ndërmarrë një hap të ri duke miratuar një Akt Normativ që sjell ndryshime rrënjësore në ligjin nr. 8773 të vitit 2001, “Për tubimet”. Nisma, e cila ka ardhur me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, synon të zgjerojë autoritetin e Policisë së Shtetit për të ndërhyrë, kufizuar apo ndaluar protestat në situata kur ka rrezik të dukshëm për incidente të dhunshme. Sipas dokumentit zyrtar, në rastet e një “rreziku real, serioz e të afërt” për dhunë ose shkatërrim pronëse, drejtuesi i policisë vendore mund të vendosë kufizime të përkohshme rreth institucioneve shtetërore, shëndetësore apo arsimore për një afat deri në 72 orë, pasi të ketë marrë më parë miratimin e prefektit. Megjithatë, ligji parashikon mbrojtje për lëvizjen e përditshme, duke theksuar se ky kufizim nuk mund të përfshijë të gjithë territorin e një njësie të vetëqeverisjes vendore dhe se lejohet kalimi i fëmijëve të shoqëruar për në shkollë apo për në banesë. Një tjetër risi e këtij akti është vendosja e të ashtuquajturit “Urdhri i largimit nga zonat e mbrojtura”. Kjo i jep të drejtë policisë që të urdhërojë individë të veçantë të largohen nga hapësira të caktuara, si portet, terminalet, spitalet apo shkollat, për një periudhë deri në 48 orë, nëse ato persona tregohen të dhunshëm, dëmtojnë pronën ose ngacmojnë qytetarët. Akti garanton se ky urdhër nuk mund të përdoret kurrë ndaj pjesëmarrësve në një tubim paqësor apo për motive diskriminuese. Në kuadër të monitorimit, neni 19/1 i aktit sjell risi duke përfshirë mbikqyrjen e thirrjeve për dhunë që bëhen përmes postës elektronike, rrjeteve sociale ose telefonatave gjatë organizimit të tubimeve. Policia e Shtetit do të ketë detyrën të identifikojë numrat ose llogaritë përkatëse dhe t'u dërgojë një kërkesë zyrtare për “fshirjen e përmbajtjes, si dhe mospërsëritjen e veprimeve të tilla”. Në rast mosbindjeje, autoritetet janë të autorizuara të nisin veprimet e mëtejshme ligjore. Po ashtu, policia pajiset me të drejtën për të regjistruar me “mjete audiovizuale paralajmërimet për shpërndarjen e tubimit dhe aktet e dhunës”. Këto materiale do të përdoren si prova për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara në hapësirat publike. Pjesa më e ndjeshme e Aktit Normativ lidhet me ashpërsimin e masave ndëshkimore, duke shumëfishuar gjobat ekzistuese dhe duke vendosur kundërvajtje të reja administrative. Pjesëmarrja në një tubim të ndaluar ose mosbindja ndaj urdhrit për shpërndarje do të ndëshkohet me gjobë nga 10,000 deri në 100,000 lekë, nga 1,000 deri në 10,000 lekë që ishte më parë. Në rastet kur policia urdhëron shpërndarjen e protestës për shkak të kalimit në ngjarje të dhunshme, gjoba lëviz nga 20,000 në 200,000 lekë. Nëse personi që refuzon të shpërndahet mban gjithashtu të fshehur identitetin ose fytyrën e tij, gjoba mund të kapërcejë shifrën deri në 500,000 lekë. Vetë fshehja e fytyrës në kundërshtim me rregullat ligjore ndëshkohet nga 10,000 në 100,000 lekë, duke përjashtuar nga ky rregull arsyet shëndetësore, fetare apo ato profesionale që lidhen me gazetarët dhe mjekët. Ndërkohë, bllokimi i rrugëve automobilistike pa pasoja penale do të gjobitet me 5,000 lekë për çdo ditë bllokimi, për çdo individ, pavarësisht kohëzgjatjes së qëndrimit në atë bllokim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar