Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Natë e hidhur në “San Siro”: Bologna trondit Milanin me katër gola dhe përmbysje spektakolare

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 19:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Natë e hidhur në “San Siro”: Bologna trondit Milanin me katër gola dhe përmbysje spektakolare
Milani dhe mesfushori shqiptar Ardon Jashari kanë përjetuar një zhgënjim të madh para tifozëve të tyre, pasi janë mposhtur në shtëpi nga Bologna me rezultat 2:4, në kuadër të javës së nëntë në Serie A. Përkundër angazhimit të plotë të Jasharit, i cili luajti përgjatë 90 minutave, kuqezinjtë nuk arritën të menaxhonin epërsinë e krijuar gjatë sfidës. Dueli në “San Siro” solli një ritëm të lartë dhe kthesa të njëpasnjëshme në rezultat. Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 8-të, kur pas një gabimi të Musah, Pobega asistoi te Zortea, ndërsa ky i fundit harkoi saktë për Mbangulën, i cili zhbllokoi shifrat në 0:1. Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Në minutën e 14-të, një lëshim i Theate i dha mundësinë Cisses të barazonte shifrat në 1:1. I njëjti lojtar u shfaq sërish protagonist në minutën e 27-të, duke kurorëzuar me gol një harkim të bukur nga Tomori, me një goditje akrobatike që kaloi portierin Skorupski dhe kaloi Milanin në epërsi prej 2:1. Kur pritej që vendasit ta kontrollonin takimin, Bologna tregoi edhe një herë karakter ndaj gjigantëve italianë, duke realizuar një rikthim të fuqishëm në pjesën e dytë. Në minutën e 61-të, pas një harkimi nga goditja e dënimit e, Miranda forcoi presionin, ndërsa Bartesaghi shënoi në portën e tij gjatë përpjekjes për ta larguar topin, duke barazuar rezultatin në 2:2. Pa kaluar ende një minutë nga ky gol, skuadra nga Emilia-Romagna kaloi sërish në avantazh. Juan Miranda depërtoi rrezikshëm nga krahu i majtë dhe krosoi në zonë, ku Mbangula mposhti në duel ajror Diawaran dhe fitoi portierin Maignan për 2:3. Goditjen përfundimtare kësaj përballjeje ia dha sërish Mbangula në minutën e 86-të, i cili shënoi në portën e boshatisur pas asistimit të Jens Odgaard, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:4. Pas këtij dështimi në shtëpi, Milani mbetet në kuotën e 18 pikëve, duke u renditur në pozitën e pestë në tabelë, kurse Bologna ngjitet në vendin e 11-të me 11 pikë të mbledhura pas nëntë xhirove.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar