Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Yamal mbetet i qetë pas Topit të Artë: Momenti im do të vijë në kohën e duhur

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 19:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Yamal mbetet i qetë pas Topit të Artë: Momenti im do të vijë në kohën e duhur
Lamine Yamal ka thyer heshtjen pas përfundimit të ceremonisë së Topit të Artë, duke shprehur bindjen e tij të palëkundur se herët a vonë do të kurorëzohet me çmimin më të lartë individual të futbollit botëror. Anësori i talentuar i Barcelonës ka bërë të qartë se e ka plotësisht të qartë rrugën që po ndjek dhe nuk ndihet aspak nën presion për të arritur majat parakoahsisht. Duke folur për ambiciet e tij, ai u shpreh se sukseset kërkojnë durim dhe punë të vazhdueshme. "Do të vijë. Gjërat e mira kërkojnë kohë dhe unë besoj në rrugën që po ndërtoj. Nuk ka nevojë të nxitohem. Jam plot shpresë dhe besim se një ditë do të vijë momenti im", deklaroi futbollisti. Në përmbyllje të prononcimit të tij, ylli katalanas nuk ka ngurruar të përgëzojë fituesit e mbrëmjes, ndërsa tashmë vëmendjen e tij e ka zhvendosur plotësisht te angazhimet me klubin. "Urime fituesve. Tani fokusi im rikthehet te ajo që ka vërtet rëndësi: ta ndihmoj Barcelonën të fitojë sërish", përfundoi Yamal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar