Politikë
Tragjedia e Arlinda Zekajt: Ish-gjyqtari kushtetues kërkon dorëheqje pa u zbardhur ende faktet
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, ka komentuar zhvillimet e fundit tragjike që lidhen me vrasjen e Arlinda Zekajt, gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin "DPT te Fidani".
Sipas tij, situata kërkon marrjen e përgjegjësisë morale dhe institucionale përmes dorëheqjes, duke theksuar se kjo nuk duhet të shihet si një dramë, por si një praktikë normale demokratike.
Kryeziu vuri në dukje se dorëheqja është një mekanizëm i njohur si kushtetues ashtu edhe ligjor, i cili zbatohet kudo në botë nga zyrtarët kur në sektorët e tyre ndodhin dështime, qoftë edhe indirekte.
"Politikani ka më shumë përgjegjësi se një qytetar. Nuk duhet me u marrë tragjike kjo për dorëheqje, instituti i dorëheqjes njihet në botë, është kategori edhe kushtetuese edhe ligjore, dorëhiqen njerëzit sepse ka mund të ketë gabime jo drejtpërdrejt. Duhet me dhanë dorëheqje, mos me bo shumë problematike, këtu te ne nuk e kemi traditë…", u shpreh ai gjatë emisionit.
Në fund, ish-gjyqtari shtoi se megjithëse Kosova është ballafaquar me raste të rënda edhe në të kaluarën, kjo ngjarje mbetet ndër më makabrat e regjistruara ndonjëherë në Republikën e Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: