Aktuale
Dramë në Kupën e Gjermanisë: Wolfsburgu i Elvis Rexhbeçajt eliminohet në sekondat e fundit nga Freiburgu
Reklamë e Sponsorizuar
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka pësuar një zhgënjim të madh me fanellën e Wolfsburgut, pasi skuadra e tij u eliminua në minutat e fundit të sfidës kundër Freiburgut, e cila u mbyll me rezultatin 3:2 në favor të vendasve pas një përmbysjeje spektakolare.
Autor i këtij triumfi historik u bë futbollisti Keisuke Goto, i cili me dy gola të shënuar në fraksionin e fundit të takimit dërgoi ekipin e tij në fazën e një të tetës së finales së Kupës së Gjermanisë.
Në këtë përballje dramatike, lojtari kosovar Rexhbeçaj ishte titullar, por u la në stol nga trajneri duke u zëvendësuar në minutën e 80-të të ndeshjes.
Golat e fitores për Freiburgun u realizuan nga Matanoviq në minutën e 6-të dhe Goto në minutat 75’ dhe 90+2’, ndërkohë që për skuadrën udhëtimtare shënuan dy herë Shiogai në minutat 8’ dhe 43’.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: