Sport
Liria e Prizrenit synon kreun në shtëpi,pritet duel i pabarabartë ndaj Tefik Çangës
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra e Lirisë nga Prizreni ka nisur përgatitjet intensive për ndeshjen e radhës në kampionat, ku në stadiumin “Përparim Thaçi” do të presë skuadrën e Tefik Çangës nga Tërni.
Kjo përballje e vlefshme për javën e 13-të të Ligës së Parë të Kosovës është caktuar të luhet më 31 tetor, me fillim nga ora 13:00.
Bardhezinjtë nga Prizreni hynë në këtë takim si kryesues të tabelës me 26 pikë të grumbulluara dhe shihen si favoritë absolutë në letër, duke pasur parasysh edhe formën e mirë që po kalojnë.
Në krahun tjetër, ekipi i Tefik Çangës po përballet me një moment tejet të vështirë dhe ndodhet në fund të renditjes, në pozicionin e 18-të, me vetëm shtatë pikë në llogarinë e tyre.
Për trajnerin e Lirisë, Ismet Munishi, synimi mbetet vetëm fitorja dhe marrja e tri pikëve të plota, me qëllim që të konsolidohet kreu i tabelës dhe të vijohet ecja e sigurt drejt arritjes së objektivave sezonale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: