Aktuale
Përçarja në familjen Beckham: A po rreshtohen Elton John dhe bashkëshorti i tij në krah të Brooklynit?
Reklamë e Sponsorizuar
Ylli i muzikës britanike, Elton John, dhe partneri i tij, David Furnish, janë vënë në qendër të vëmendjes për shkak të raporteve të tyre me familjen Beckham, ndërsa publiku aludon se ata mund të kenë zgjedhur të mbështesin Brooklyn Beckhamin dhe bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.
Elton John, 79 vjeç, i cili ruan një miqësi mbi tre-dekadëshe me familjen Beckham, thuhet se është përpjekur të luajë rolin e paqebërësit mes kumbarit të tij, Brooklynit 27-vjeçar, dhe prindërve të këtij të fundit, David Beckham 51-vjeçar dhe Victoria Beckham 52-vjeçare.
Kujtojmë se gjatë muajit janar, Brooklyn ndau me ndjekësit e tij në Instagram një deklaratë voluminoze prej gjashtë faqesh, përmes së cilës konfirmoi distancimin nga familja dhe hodhi akuza të forta në drejtim të prindërve të tij.
Ndër ankesat e bëra publike prej tij ishte edhe pretendimi se nëna e tij, Victoria Beckham, kishte prishur momentin e vallëzimit të parë në dasmën e tij, duke e shndërruar atë në një kujtim të pakëndshëm për dy të rinjtë.
Tensioni është shtuar së fundmi, pasi admiruesit e familjes kanë aluduar se Elton John dhe bashkëshorti i tij mund të jenë bërë pjesë e krahut të Brooklynit dhe Nicolës, pas udhëtimit që çifti i ri bëri në Venecia për të festuar 64-vjetorin e lindjes së David Furnishit.
Në profilet e lor në Instagram, Brooklyn dhe Nicola ndanë pamje nga ky udhëtim, ku dëshmuan praninë e lor në festimet e organizuara në ambientin e ri muzikor të Elton John, të pagëzuar si “Elton's Club”.
Përgjigja e David Furnishit nuk mungoi në hapësirën e komenteve të fotove të publikuara nga çifti, ku ai shkroi:
“Faleminderit shumë që u bashkuat me ne në festime! Ju duam shumë, ty dhe Nicolën!”
Kjo ndërveprim ka nxitur valë komentesh dhe debatesh mes ndjekësve, të cilët e shohin këtë si një sinjal të qartë se dyshja po mbështet Brooklynin në mes të krizës që ka përfshirë familjen Beckham.
Megjithatë, duhet theksuar se mesazhi i Furnishit nuk përbën ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë konflikt, dhe deri më tani as Elton John e as bashkëshorti i tij nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim publik për të mbajtur anën e dikujt në këtë mosmarrëveshje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: