Sport
Kualifikimet për Euro 2028: Selektori Ostlund shpall listën e Kosovës për sfidat ndaj Ishujve Faroe dhe Hungarisë
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të nisë javën e ardhshme rrugëtimin e saj në kuadër të kualifikimeve të rregullta për Kampionatin Evropian 2028. Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 4, ku do të përballen me Hungarinë, Ishujt Faroe dhe Malin e Zi.
Në prag të këtyre sfidave, selektori i Kosovës, Jesper Ostlund, ka zyrtarizuar të mërkurën listën e hendbollistëve të ftuar për dy takimet e para të këtij cikli kualifikues, kundër Ishujve Faroe dhe Hungarisë.
Dueli i parë i Kosovës do të zhvillohet më 4 nëntor, duke filluar nga ora 20:00, në kryeqytetin e Ishujve Faroe, Torshavn. Ndërkohë, sfida e dytë është programuar për 8 nëntor në ora 17:15, në palestrën sportive “Bill Clinton” në qytetin e Ferizajit, ku Përfaqësuesja jonë do të presë Kombëtaren e Hungarisë.
Ekipi kombëtar do të udhëtojë drejt Torshavnit të hënën, ku gjatë mbrëmjes do të mbajë edhe seancën e parë stërvitore. Pas përfundimit të ndeshjes në udhëtim, delegacioni kosovar do të kthehet të enjten e javës së ardhshme për t'u vendosur në Ferizaj, ku do të përgatitet përballja ndaj favorites kryesore të grupit, Hungarisë.
Edhe pse ky grup konsiderohet tejet sfidues, ambicia kryesore e Përfaqësuesores sonë mbetet arritja e synimit historik – kualifikimi në Kampionatin Evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: