Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Përplasja Rama-Veliaj, Agron Shehaj: Të zbardhen të gjitha paligjshmëritë dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 14:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përplasja Rama-Veliaj, Agron Shehaj: Të zbardhen të gjitha paligjshmëritë dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë
Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë një reagim të ashpër pas zhvillimeve të fundit lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Durrës drejt atij të Fierit, një lëvizje që vetë Veliaj e ka cilësuar si “rrëmbim policor” dhe “transferim politik” pa pëlqimin e tij. Ky zhvillim vjen pas qëndrimeve të fundit të Veliajt, përfshirë komentet e tij për protestat studentore dhe një deklaratë ku ai përshëndeste ndryshimin e regjimit autokrat në Serbi, duke uruar një skenar të ngjashëm edhe për Shqipërinë. Sipas kreut të forcës politike Mundësia, këtë lëvizje nga ana e Ministrisë së Drejtësisë duhet ta shohim si një shenjë të qartë se sistemi i deritanishëm po shkon drejt shpërbërjes. “Erion Veliaj përshëndeti ndryshimin e regjimit autokrat në Serbi dhe uroi që e njëjta gjë të ndodhte edhe në Shqipëri. Ka reaguar menjëherë Edi Rama. Sot ka vendosur Ministria e Drejtësisë të transferojë Erion Veliajn nga burgu ku ai preferonte të qëndronte në Durrës tek burgu i Fierit. Praktikisht pushteti kriminal dhe organizata kriminale që ka drejtuar Shqipërinë në këto vite po shkërrmoqet, po bie,” u shpreh Shehaj. Në vijim të deklaratës së tij, Shehaj ka bërë thirrje që ky tension i krijuar të shërbejë për zbardhjen e së vërtetës, duke kërkuar që Veliaj të rrëfejë aferat dhe abuzimet e përbashkëta me kryeministrin. “Tani presim që Erion Veliaj të tregojë të gjitha zullumet që kanë bërë së bashku dhe Edi Rama të dalë para drejtësisë njësoj si Erion Veliaj,” përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar