Sport
Zbardhen shkaqet: Detajet e reja rreth shembjes së papritur të Vincent Kompany në stërvitje
Reklamë e Sponsorizuar
Ngjarja e ndodhur të premten e kaluar, kur trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, humbi ndjenjat në fushën e stërvitjes dhe u transportua drejt spitalit, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërkohë që ditë pas dite po bëhen publike hollësi të reja rreth incidentit.
Sipas burimeve pranë klubit, gjatë incidentit në qendrën stërvitore Säbener Straße, strategu belg ka pësuar gjithashtu një zhvendosje të shpatullës si pasojë e rënies në tokë.
Menjëherë pas ngjarjes, 40-vjeçari është dërguar me urgjencë në klinikë, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Vetëm pas stabilizimit të gjendjes, ai është shtruar në spital për të vijuar me kujdesin e mëtejshëm mjekësor.
Raportohet se Kompany kishte shfaqur dhimbje të forta koke përgjatë gjithë ditës së premte. Për këtë arsye, gjatë ditëve të fundit ai është i detyruar t'i nënshtrohet një sërë kontrollesh të detajuara neurologjike për të përcaktuar shkaqet e sakta të gjendjes së tij shëndetësore.
Nga të dhënat e deritanishme, duket se tekniku belg kishte qenë i vetëdijshëm se volumi i tij i punës kishte kaluar kufijtë e përballueshëm, duke e ndjerë se ngarkesa ishte bërë tepër e lartë.
Madje, mësohet se Kompany kishte ndërmarrë tashmë disa hapa konkretë prapa skenave, me qëllim që të reduktonte ngarkesën e përditshme dhe të menaxhonte më mirë ritmin e tij të punës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: