Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Gabimi që i kushtoi shtrenjtë: Pas Mbappes, edhe Real Madrid kërkon falje publike Kinës

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gabimi që i kushtoi shtrenjtë: Pas Mbappes, edhe Real Madrid kërkon falje publike Kinës
Mjafton vetëm një çast pakujdesie që yjet e futbollit të pësojnë dëme financiare milionëshe. Një situatë e tillë i ka ndodhur sulmuesit francez Kylian Mbappe, i cili u penalizua nga largimi i sponsorëve të fuqishëm nga Kina, pasi u përfshi në një trend viral ku fytyra e tij ishte vendosur mbi trupin e ish-diktatorit kinez, Mao Ce Dun. Gjatë një prononcimi në podcastin francez “The Bridge”, Mbappe pranoi se e argëtonte një video ku ai paraqitej në rolin e diktatorit kinez. Këto deklarata nuk kaluan pa u vënë re nga gjigantët aziatikë të tregtisë, si kompania e pijeve “Dongpeng” dhe ajo e prodhimit të qumështit “Mengniu”, të cilat tërhoqën mbështetjen e lor. Për pasojë, sulmuesi shfaqi një humbje prej 7 milionë eurosh në llogaritë e tij. Pas këtij incidenti, vetë Kylian Mbappe reagoi zyrtarisht duke kërkuar falje të menjëhershme ndaj opinionit publik në Kinë, një hap që u ndoq edhe nga presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas. Në të njëjtën linjë, klubi i Real Madridit lëshoi një deklaratë ku kërkoi falje publike, duke i cilësuar komentet e lojtarit si të pamenduara mirë dhe duke theksuar respektin e thellë që institucioni ka për Kinën dhe trashëgiminë e saj historike. Kjo formë e portretizimit të Mbappes lindi nga tifozët, të cilët ironizojnë ndikimin e madh që sulmuesi thuhet se ushtron në klubet ku aktivizohet, përfshirë edhe periudhën te PSG-ja. Edhe brenda dhomave të zhveshjes, kjo meme është pritur me të qeshura dhe batuta mes lojtarëve, megjithatë, përballë humbjeve financiare, reagimi zyrtar ka qenë i detyrueshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar