Politikë
Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë, Kurti paralajmëron publikimin e raporteve institucionale
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së tetë të Qeverisë ka trajtuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vitomiricë të Pejës, ku u vra Arlinda Zekaj. Ai e ka cilësuar këtë tragjedi si pasojë direkte të dështimeve dhe lëshimeve nga ana e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë.
Kreu i ekzekutivit njoftoi se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme një pasqyrë të hollësishme mbi këtë rast, e cila duhet të përfshijë të dhënat dhe përgjegjësitë e çdo hallke institucionale. Sipas tij, dokumentacioni pritet të dorëzohet deri nesër, para orës 18:00, dhe më pas do të bëhet publik për qytetarët.
Në fjalën e tij para kabinetit qeveritar, Kurti u ndal edhe te zhvillimet zgjedhore në Serbi, duke e cilësuar si historik rezultatin e arritur nga Koalicioni Shqiptar, i cili fitoj 27.670 vota.
Teksa falënderoi forcat politike shqiptare për këtë bashkim, kryeministri theksoi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për shqiptarët atje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: