Sport
Mbyllet hetimi për grantet në bujqësi, Fitore Pacolli: Drejtësia vuri në vend të vërtetën
Reklamë e Sponsorizuar
Prokuroria Speciale ka mbyllur zyrtarisht hetimet ndaj ministres së Mjedisit, Fitore Pacolli, lidhur me çështjen e subvencioneve dhe granteve në dikasterin e bujqësisë. Lajmi është bërë i ditur vetë nga ajo përmes një njoftimi publik.
Pacolli ka theksuar se ky vendim zyrtar vërteton pafajësinë e saj dhe hedh poshtë çdo pretendim për përfshirje, ndikim apo ndërhyrje në procesin e shpërndarjes së fondeve publike nga kjo ministri.
Sipas saj, gjatë gjithë kësaj periudhe është bërë objekt i fushatave të padrejta, të cilat i ka cilësuar si sulme dhe shpifje të orkestruara nga qarqe të caktuara politike dhe mediatike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: