Sport
Portugalia shkëlqen pa Ronaldon: Fitore jetike ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve
Reklamë e Sponsorizuar
Portugalia ka arkëtuar tri pikë të arta në Grupin A4 të Ligës së Kombeve, duke triumfuar si mysafire ndaj Norvegjisë me rezultatin 2-1.
Dominimi i portugezëve u shfaq që në minutën e 17-të, kur Joao Felix gjeti rrugën drejt rrjetës, duke shfrytëzuar për mrekulli një asistim të Pedro Netos.
Me fillimin e pjesës së dytë, vendasit shtuan presionin dhe arritën të barazojnë shifrat në minutën e 51-të. Erling Haaland ishte protagonist, duke shënuar me kokë pas harkimit të saktë nga Patrick Berg.
Megjithatë, gëzimi i norvegjezëve zgjati pak. Vetëm tri minuta më vonë, një pakujdesi e portierit Orjan Nyland i dha mundësinë Gonçalo Ramosit të rikthejë epërsinë për portugezët. I njëjti lojtar e dërgoi topin në rrjetë sërish në minutën e 58-të, por pas rishikimit në sistemin VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në tentativë për të shmangur humbjen, Norvegjia ushtroi presion deri në fund. Erling Haaland pati mundësinë e artë për të barazuar në kohën shtesë, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë kuadratit të portës.
Ky takim u zhvillua pa pjesëmarrjen e Cristiano Ronaldos, i cili nuk u aktivizua për asnjë minutë në këtë përballje, teksa Portugalia ia doli të menaxhojë rezultatin deri në vërshëllimën përfundimtare të gjyqtarit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: