Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kriza te Juventusi: Kolo Muani zhgënjen, Spalletti kërkon sulmues të ri në janar

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 18:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kriza te Juventusi: Kolo Muani zhgënjen, Spalletti kërkon sulmues të ri në janar
Pavarësisht bujës së madhe që shoqëroi transferimin e tij nga PSG-ja për 90 milionë euro, aventura e Randal Kolo Muanit te Juventusi nuk po prodhon pritshmëritë e larta të vendosura në nisje të këtij sezoni. Sulmuesi francez ka arritur të lërë shenjë vetëm me tre gola dhe dy asiste deri në këtë fazë të garës, një bilç konsideruar i pamjaftueshëm për peshën e fanellës bardhezi. Në këto rrethana, trajneri Luciano Spalletti i ka kërkuar drejtorëve të klubit që të ndërhyjnë në merkaton e dimrit për të siguruar një tjetër profil në repartin e avancuar. Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e torinezëve kanë piketuar tashmë disa alternativa, ku spikasin emri i 22-vjeçarit të Frosinones, Antonio Raimondo, norvegjezi 30-vjeçar i Atletico Madridit, Alexander Sorloth, si dhe sulmuesi amerikan i Monacos, 25-vjeçari Folarin Balogun. Megjithatë, lëvizja e ardhshme në merkato do të kushtëzohet nga aspekti financiar, pasi klubi po menaxhon një buxhet të ngushtë, të ndikuar ndjeshëm pikërisht nga investimi i dështuar për Kolo Muanin. Përtej dëmshpërblimit të majmë që u derdh në arkat e parizienëve për kartonin e tij, sulmuesi përfitojë aktualisht një nga pagat më të larta në Torino, që kap shifrën e rreth 5.5 milionë eurove në sezon.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar