Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Emërimi në Ministrinë e Bujqësisë: Nipi i Agim Bahtirit bëhet asistent i Armend Mujës

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Emërimi në Ministrinë e Bujqësisë: Nipi i Agim Bahtirit bëhet asistent i Armend Mujës
Buron Ademi, nipi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka nisur angazhimin e tij institucional në Ministrinë e Bujqësisë, e cila drejtohet nga Armend Muja. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në faqen e kësaj ministrie, Buron Ademi figuron tashmë i punësuar në pozitën e asistentit të ministrit Muja. Për të sqaruar rrethanat e këtij punësimi, redaksia jonë është përpjekur të kontaktojë ministrin Muja, mirëpo ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje ndaj thirrjeve telefonike dhe mesazheve të dërguara. Po ashtu, përpjekje për të marrë një prononcim janë bërë edhe ndaj deputetit Agim Bahtiri, mirëpo ky i fundit ka ndërprerë lidhjen telefonike menjëherë sapo ka dëgjuar pyetjen e gazetarit. Vlen të theksohet se Buron Ademi ka një të kaluar politike brenda radhëve të partisë në pushtet, pasi ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë, duke gëzuar mbështetjen e hapur të dajës së tij. Në një postim të datës 21 shtator 2025 në rrjetin social Facebook, Agim Bahtiri kishte shprehur hapur mbështetjen e tij: “Sot, së bashku me mikun tim Glauk Konjufca, i dhamë mbështetje të përzemërt nipit tim (djalit të motrës), Buron Ademi, i cili është kandidat me numër 29 nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë”. Kjo ngjarje rikthen në vëmendje diskutimet e dikurshme të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti, të cilët gjatë kohës sa ishin në opozitë theksonin se familjarët u takojnë vetëm ahengjeve familjare, ndërkohë që në praktikën qeverisëse numri i të afërmve të zyrtarëve të lartë të kësaj partie të punësuar në institucione publike ka shënuar rritje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar