Sport
Manchester United synon Unai Emery, Aston Villa vendos shifrën e majme për lirimin e spanjollit
Reklamë e Sponsorizuar
Krerët e Manchester United po vlerësojnë seriozisht mundësinë e besimit të stolin e skuadrës te Unai Emery, nëse drejtuesit vendosin të ndajnë rrugët me trajnerin aktual, Michael Carrick.
Megjithatë, Aston Villa nuk ka ndërmend të lëshojë pe lehtë për strategun spanjoll dhe kërkon plot 24 milionë euro si dëmshpërblim për prishjen e parakohshme të kontratës, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2029.
Pozita e Michael Carrick është tronditur ndjeshëm pas një eklipsi rezultatesh, ku skuadra ka regjistruar shtatë ndeshje radhazi pa shijuar fitoren në të gjitha kompeticionet, periudhë kjo e kurorëzuar edhe me humbjen e rëndë 4:1 përballë Comos në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Në rast se opsioni Emery dështon, drejtuesit e klubit anglez kanë gati planin alternativ, duke përfshirë në listën e ngushtë të kandidatëve edhe Eddie Howe, i cili aktualisht gjendet pa angazhim, si dhe Julian Nagelsmann, ish-drejtuesin e Bayern Munichut dhe të Përfaqësueses së Gjermanisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: