Kronikë
Protestat e studentëve në kryeqytet: Gjykata liron 12 të arrestuarit, vijojnë seancat për të tjerët
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata ka urdhëruar lirimin nga qelia të dymbëdhjetë protestuesve që kishin rënë në pranga gjatë tubimeve të organizuara së fundmi në qytetin e Tiranës.
Edhe pse trupa gjykuese e ka konsideruar të ligjshëm ndalimin e tyre, ajo ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë në “detyrim për t'u paraqitur”, duke shmangur kështu vazhdimin e paraburgimit për ta.
Në anën tjetër, procesi gjyqësor për dhjetë protestues të tjerë vijon të mbetet i hapur, teksa pritet që gjykata të shprehet mbi ligjshmërinë e arrestimit të tyre dhe të caktojë masat përkatëse të sigurisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: