Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Paraqitje historike në Turqi, sulmuesi kuqezi thyen rekordin e asistimeve

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Paraqitje historike në Turqi, sulmuesi kuqezi thyen rekordin e asistimeve
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në elitën e futbollit turk, duke dhuruar një paraqitje fantastike me fanellën e Trabzonsporit në sfidën e fundit kampionatore. Edhe pse nuk e gjeti rrugën e rrjetës në triumfin spektakolar 3:4 të skuadrës së tij në transfertë ndaj Rizesporit të Qazim Laçit, Muçi u shpall pa diskutim protagonist absolut i takimit, pasi regjistroi plot tri asistime për shokët e skuadrës. Falë këtij paraqitjeje, ylli kuqezi hyri në historinë e këtij sezoni në Superligën e Turqisë, duke u shndërruar në futbollistin e parë që arrij të dhurojë tri pasime decisive për gol brenda një ndeshjeje të vetme, pasi rekordi i deritanishëm ndalej në kuotën e dy asistimeve. Mediat vendase në Turqi i kanë kushtuar vëmendje të jashtëzakonshme ndikimit të lojtarit shqiptar në fushë, duke evidentuar statistikat e tij mbresëlënëse: katër pasime kyçe, tri tentativë portë ku dy prej tyre shkuan saktësisht ku duhej, si dhe një dominim i plotë në duelet individuale. Ish-talenti i kryeqytetit fitoi 9 nga 15 dyluftimet e bëra, shifra e tij më e lartë prej se është transferuar në kampionatin turk. Për më tepër, fantazisti shqiptar preku topin 10 herë brenda zonës rreptësisë kundërshtare dhe fitoi tri nga katër driblimet e provuara, duke vulosur një mbrëmje magjike pavarësisht mungesës së golit personal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar