Politikë
Bursa prej 1,000 eurosh: Hapet thirrja për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Reklamë e Sponsorizuar
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur zyrtarisht konkursin për ndihmë financiare, e cila kap vlerën e 1,000 eurove për çdo student që i përket komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi publik në rrjetet sociale nga ana e Ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
"Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur thirrjen për mbështetje financiare për studentët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, në vlerë prej 1,000 euro për student," ka shkruar ai në profilin e tij.
Gjithashtu, ministri Krasniqi u ka bërë thirrje të rinjve që të përfitojnë nga kjo nismë: "Ju inkurajojmë që ta shfrytëzoni këtë mundësi, të aplikoni dhe të bëheni pjesë e kësaj skeme të bursave studentore."
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: