Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kryekomandanti i Francës në telashe: Kompanitë kineze i japin fund bashkëpunimit me Kylian Mbappé

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 09:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryekomandanti i Francës në telashe: Kompanitë kineze i japin fund bashkëpunimit me Kylian Mbappé
Ylli i kombëtares franceze të futbollit, Kylian Mbappé, është përfshirë në një stuhi diplomatike dhe komerciale në Azi, pasi të paktën tre marka të njohura kineze kanë vendosur të anulojnë menjëherë kontratat e partneritetit me të. Shkak për këtë vendim drastik janë bërë deklaratat e sulmuesit, të cilat në shtetin aziatik janë konsideruar si fyerje direkte ndaj figurës së Mao Ce Dunit, themeluesit të Kinës Komuniste, të cilin futbollisti dyshohet se e cilësojë si diktator. Ndërrmarrja e njohur e pijeve Dongpeng, gjiganti i produkteve të qumështit Mengniu, si dhe kompania e prodhimit të djathit Milkground, kanë bërë publike prishjen e marrëveshjeve tregtare me kapitenin e "Gjelave". Në deklaratat e tyre zyrtare, këto kompani theksuan se nuk do të tolerojnë në asnjë mënyrë deklarata apo veprime që cenojnë ndjenjat kombëtare të popullit kinez. Vala e polemikave u ndez pas publikimit të një video-materiali në platformat dixhitale, ku gjatë një bisede për emisionin online francez “The Bridge”, Mbappé përmend një meme të lidhur me një figurë autokratike kineze. Situata u tensionua edhe më shumë pasi në të njëjtën video u shfaq një fotomontazh, ku fytyra e sulmuesit francez ishte vendosur mbi portretin e Mao Ce Dunit. Reagimet ndaj kësaj ngjarjeje kanë kapërcyer kufijtë e bashkëpunimeve korporative. Rrjeti social kinez RedNote ka ndërmarrë hapa konkretë duke fshirë çdo material promovues që kishte lidhje me imazhin e Mbappé-s. Ndërkohë, në platformën tjetër masive Weibo, hashtagët kushtuar bojkotit dhe ndërprerjes së kontratave me futbollistin janë shndërruar në temën më të diskutuar dhe virale të momentit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar