Aktuale
209 rekrutë nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Reklamë e Sponsorizuar
Publikuar më:
209 rekrutë kanë filluar sot Stërvitjen Ushtarake Bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, në kuadër të përgatitjeve për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë kësaj faze rekrutët do të përvetësojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme ushtarake, duke zhvilluar disiplinën, profesionalizmin dhe përgjegjësinë në shërbim të vendit.
“209 rekrutë fillojnë Stërvitjen Ushtarake Bazë Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, 209 rekrutë kanë filluar sot Stërvitjen Ushtarake Bazë, në kuadër të procesit të përgatitjes dhe aftësimit ushtarak për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjatë kësaj faze, rekrutët do të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme ushtarake, duke kultivuar disiplinën, profesionalizmin dhe përgjegjësinë në shërbim të vendit”, thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: