Sport
Bukayo Saka fiton çmimin “Sokrates” për kontributin e tij humanitar
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi anglez i Arsenalit, Bukayo Saka, është fitues i Trofeut “Sokrates” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë, për angazhimin e tij humanitar dhe ndihmën që u ofron njerëzve në nevojë.
Në bashkëpunim me organizatën bamirëse “BigShoe”, futbollisti anglez po ndihmon në përmirësimin e jetës së njerëzve në kushte të vështira ekonomike, përmes financimit të ndërhyrjeve mjekësore, projekteve të strehimit dhe programeve humanitare.
Në Nigeri, Saka ka financuar 120 operacione që kanë ndryshuar jetën e fëmijëve nga familje në nevojë, duke u dhënë atyre mundësinë për një të ardhme më të mirë.
Në Marok, ai ka kontribuar në sigurimin e 50 shtëpive për strehimin e 84 familjeve dhe 89 fëmijëve të prekur nga tërmeti. Ndërsa në Turqi, ka financuar strehimin për 26 familje që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të tërmeteve shkatërruese.
Angazhimi i tij shtrihet edhe në vende të tjera afrikane. Në bashkëpunim me futbollistin Antonio Rüdiger, Saka ka mbështetur kujdesin shëndetësor dhe programet e ekzaminimeve mjekësore në Ruandë, Kenia, Tanzani dhe Sierra Leone.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: