Politikë
Albulena Haxhiu në një vizitë zyrtare në Shkup: Axhendë e ngjeshur me krerët e shtetit maqedonas
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të ndërmarrë nesër, më 27 tetor, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ajo do të pritet me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Fokusi i kësaj vizite do të jetë forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional. Krahas takimit bilateral që do të zhvillojë me z. Gashi, agjenda e kryeparlamentares Haxhiu përfshin edhe takime të nivelit të lartë me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe me Kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: