Aktuale
Vandalizëm i përsëritur ndaj murales së Franco Baresit, gazetari italian shpërthen në akuza: Vepër e turpshme!
Reklamë e Sponsorizuar
Imazhi i legjendës kuqezi, Franco Baresi, është bërë sërish shënjestër e akteve vandale në Milano. Ngjarja e rëndë është bërë publike nga gazetari i njohur italian, Carlo Pellegatti, i cili ka publikuar në rrjetet sociale pamjet video që tregojnë dëmtimin e radhës të muralesit kushtuar ish-kapitenit të Milanit dhe kombëtares italiane, duke e cilësuar ngjarjen si një akt skandaloz dhe të turpshëm.
‘Isha këtu përpara selisë së Milanit, e gjithë Kupa e Ligës së Kampioneve është e mbuluar me të zezë, ashtu sikurse shiriti i kapitenit dhe logoja. Turp!’, ka shprehur me indinjatë Pellegatti në mesazhin e tij sensibilizues, duke denoncuar shkatërrimin e veprës për të dytën herë.
Vlen të kujtohet se vetëm pak javë më parë, artisti i njohur Luca Rosada, i njohur në opinionin publik si Lucas Street Art, kishte rivendosur një tjetër vepër arti dedikuar Baresit, pasi ajo e mëparshmja ishte shkatërruar nga persona ende të panjohur.
Reagimi i artistit nuk ka munguar pas postimit të gazetarit Pellegatti, i cili ka konfirmuar se nuk do tërhiqet nga ky akt i shëmtuar. ‘Për fat të keq, ligësia nuk do të ketë kurrë fund, por për fat të mirë as unë nuk dorëzohem dhe do të kthehem të rregulloj këtë në respekt të Franco Baresit’, ka deklaruar Rosada.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: