Politikë
Tragjedia në Vitomiricë, deputeti Arben Gashi: Institucionet mbajnë përgjegjësi për sigurinë dhe parandalimin
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka ngritur zërin pas krimit të rëndë të regjistruar në fshatin Vitomiricë, ku u vra tragjikisht Arlinda Zekaj.
Ngjarja tronditëse dyshohet se ka ndodhur pasi viktima u privua nga jeta nga kunati i saj, duke rikthyer në vëmendje shqetësimin e madh për sigurinë e grave në vend.
Gjatë fjalës së tij, Gashit i është drejtuar Kuvendit duke theksuar se mekanizmat shtetërorë dështojnë në aspektin e parandalimit të rasteve të tilla fatale, ndërkohë që kërkoi llogaridhënie të vazhdueshme.
"Ne në këtë Kuvend këtu, shumë herë kemi diskutu, shumë herë kemi debatu për çështjen që pajtohemi e nuk pajtohemi. Por, institucionet kanë memorie dhe kanë përgjegjësi dhe kanë llogaridhënie", deklaroi ndër të tjera deputeti Gashi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: