Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedia e Arlindës, Deliu-Kodra kërkon dorëheqje: Shteti dështoi, mbrojtja mungoi plotësisht

Redaksia Lajmetereja • 26-10-2026 17:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia e Arlindës, Deliu-Kodra kërkon dorëheqje: Shteti dështoi, mbrojtja mungoi plotësisht
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka ngritur alarmin dhe ka kërkuar llogaridhënie e dorëheqje nga nivelet më të larta institucionale, pas vrasjes tragjike të Arlinda Zekajt, duke theksuar se autoritetet dështuan ta mbrojnë atë pavarësisht thirrjeve të saj për ndihmë. Gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, Deliu-Kodra ashpërsoi tonet ndaj qasjes institucionale karshi dhunës me bazë gjinore dhe vrasjeve të grave, duke vlerësuar se fjalimet dhe minutat e heshtjes janë shndërruar në rituale të pafuqishme për ta ndalur këtë dukuri alarmante. Ajo i bëri thirrje ekzekutivit që të ndërmarrë përgjegjësi konkrete dhe të mos presë tragjedi të radhës për të reaguar. “Përtej deklaratave të një zonjës në krye të një strategjie e cila do të duhej ta luftonte edhe femicidin dhe dhunën e rastet të cilat i përsëritim e i numërojmë këtu, mendoj se duhet të jemi më të përgjegjshëm. Nëse një zonjë nuk jeton më, dhe ka kërkuar përgjegjësi prej shtetit, a mjaftojnë një minutë heshtje, këto deklarime prej nesh këtu që duhet ta dënojmë dhunën, a është ky një normalizim që po ndodh në Kosovë. A dini çka i bie kjo, operacioni u krye me sukses, pacienti vdiq. 95 raste të grave u lexuan nga e para e kuvendit, vdekjet të cilat kanë përcjellë shoqërinë kosovare, nga vrasës t/ë cilit nuk janë dekurajuar nga fjalimet tona. Nuk janë ndjerë të kërcënuar prej fjalimeve në këtë kuvend, a ka shtet këtu? A ka Kosova institucione apo ne ende duhet të thirremi në procedura, në ligje? Ka ligje të cilat nuk po zbatohen, me mijëra herë kemi folur për dështimin e atyre që janë thirrur për ta respektuar në legjislacionin ën fuqi”, u shpreh ajo. Parlamentarja insistoi se llogaridhënia nuk duhet të mbetet peng e retorikës politike, sidomos kur një fëmijë ka mbetur tashmë pa kujdesin e nënës si pasojë e këtij dështimi institucional. “Sot ju pyes juve përfaqësues së qeverisë, a do ta bëjmë ne gjumin e qetë deri në vrasjen tjetër, apo do të dalim pas një vrasje tjetër në seanca plenare e pastaj të themi se kemi kryer detyrën tonë, mjaft është. Mua më vjen marre nga ky fjalim i imi në kuvend. dikush duhet të dorëhiqet, të jap përgjegjësi. Ministre e keni përgjegjësinë. Një grua e ka lënë fëmijën e saj jetim, shteti ka dështuar ta mbroj”, përfundoi Deliu-Kodra.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar