Sport
Ndryshon plani, zbardhet vendi se ku do të luhet derbi Tirana-Dinamo
Reklamë e Sponsorizuar
Këtë të enjte, spektakli i futbollit kryeqytetas mes Tiranës dhe Dinamos do të ngrejë siparin në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, duel ky i vlefshëm për javën e nëntë të Abissnet Superiore.
Kjo supersfidë nuk do të mund të zhvillohet në impiantin “Selman Stërmasi”, pasi ky i fundit nuk plotëson ende kushtet dhe nuk është gati për të mirëpritur takimet e vlefshme për kampionat.
Nga ana tjetër, opsioni për ta luajtur ndeshjen në “Air Albania” është rrëzuar për shkak të komplikimeve që mund të sillnin protestat në qendër të Tiranës dhe nevoja për angazhim maksimal të strukturave të rendit.
Duke u gjendur përballë këtyre zhvillimeve, drejtuesit kanë vendosur që stadiumi i qytetit bregdetar të Durrësit të jetë arena mikpritëse e këtij derbi, i cili mbart peshë dhe rëndësi të veçantë për ecurinë e dy ekipeve në tabelën e klasifikimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: