Kronikë
Tragjedia në Vitomiricë, Asllani kërkon llogaridhënie institucionale dhe zbardhje të plotë të rrethanave
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, deputeti Artan Asllani nga Grupi Multietnik ka kërkuar llogaridhënie të qartë nga organet kompetente dhe zbardhjen e gjithanshme të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Duke vënë theksin te rëndësia e shmangies së tragjedive të tilla në të ardhmen, Asllani ka ngritur shqetësimin mbi gatishmërinë institucionale për të ndërmarrë masa parandaluese.
“Fokusi jonë duket të vendoset në atë se a jemi të interesuar për parandalim, apo jemi të interesuar që këso lloj seancash të mbajmë shpesh”, u shpreh ai.
Duke shprehur solidarizimin me familjen e viktimës, ai shtoi se drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri: “Një jetë është humbur, një familje është goditur rëndë nga kjo tragjedi dhe drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe duhet ta sqarojnë çdo rrethanë, çdo veprim dhe çdo mosveprim të mundshëm”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: