Politikë
Tragjedia në Pejë, deputeti Tahiri kërkon dorëheqje dhe llogaridhënie institucionale: Ngushëllimet nuk mjaftojnë
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar largime nga detyra dhe përgjegjësi konkrete pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke e cilësuar këtë hap si një akt etik dhe institutional për një krim që ka tronditur mbarë opinionin publik në vend.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Tahiri u shpreh se humbja tragjike e jetës së Arlindës nuk përbën një incident të izoluar, por dëshmon një dukuri mjaft shqetësuese që kërkon vetëdijesim dhe llogaridhënie të rreptë nga strukturat shtetërore.
"Pa asnjë dyshim, vrasja e Arlindës është një tragjedi që na ka tronditur të gjithëve, por nuk është rast i veçuar. Fatkeqësisht, është duke u bërë një fenomen i cili në Kosovë na obligon të reflektojmë dhe, mbi të gjitha, të kërkojmë përgjegjësi," u shpreh ai.
Ligjvënësi shtoi se reagimet formale dhe deklaratat e ngushëllimit janë tashmë të pamjaftueshme përballë kësaj situate, duke bërë thirrje për masa të menjëhershme ndëshkuese e institucionale.
"Sot do të duhej të kishte dorëheqje, shkarkim, si veprim etik ndaj një ngjarjeje e cila u shkaktoi dhimbje të gjithë qytetarëve të Kosovës," theksoi Tahiri.
Në përmbyllje, ai vuri në dukje se dhuna me bazë gjinore nuk duhet parë vetëm si një ngjarje e shkëputur apo thjesht përmes prismit të femicidit, por ajo duhet analizuar ngushtë edhe me nivelin e përgjegjësisë që mbajnë institucionet shtetërore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: