Aktuale
“Zemra nuk po ma mban”: Reagimi rrëqethës i vëllait të Arlinda Zekajt pas tragjedisë që tronditi vendin
Reklamë e Sponsorizuar
Përmes një mesazhi tepër prekës në rrjetet sociale, Alban Zekaj ka nderuar kujtimin e motrës së tij, Arlinda Zekajt, e cila u privua nga jeta mbrëmjen e së dielës. Kjo ngjarje e rëndë erdhi vetëm tri ditë pasi ajo kishte njoftuar organet kompetente për rrezikun e drejtpërdrejtë që i kanosej, duke kërkuar mbrojtjen e shtetit.
I përballur me një pikëllim të thellë për këtë humbje të madhe familjare, Albani ka shprehur pafuqinë e tij për ta pranuar realitetin e hidhur.
“Ahh bre Linda, zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande”, ka shkruar ai në postimin e tij emocional.
Në mesazhin e tij plot dhimbje, ai ka shprehur gjithashtu shpresën për t'u ribashkuar sërish me të në jetën e ardhshme.
“Ishalla Zoti na takon në Xhenet, motrushe”, ka qenë dedikimi i tij prekës për motrën e ndjerë.
Vrasja e Arlinda Zekajt ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes shqetësimet e mëdha lidhur me mbrojtjen e grave që denoncojnë dhunën dhe kërkojnë ndihmë nga institucionet, veçanërisht në rastet kur paralajmërimet e tyre nuk arrijnë të parandalojnë tragjedi të tilla.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: