Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Vojvoda pas disfatës ndaj Austrisë: Duhet ta lëmë këtë ndeshje pas krahëve dhe të synojmë majën

Redaksia Lajmetereja • 27-09-2026 19:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vojvoda pas disfatës ndaj Austrisë: Duhet ta lëmë këtë ndeshje pas krahëve dhe të synojmë majën
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka analizuar humbjen e pësuar përballë Austrisë, duke pranuar se skuadra i la tepër hapësira kundërshtarit për të zhvilluar kundërsulme të rrezikshme. Sipas futbollistit, “Dardanët” patën mundësinë e artë për të kaluar të parët në epërsi dhe për ta orientuar ndeshjen në favor të tyre, mirëpo ky shans mbeti i pashfrytëzuar. Duke folur për sfidën e radhës, Vojvoda theksoi se ekipi duhet të kthejë menjëherë faqen dhe të fokusohet te triumfi në duelin e ardhshëm. “Besoj që plani nuk ishte i keq, ka munguar pak energji sepse luajtëm para tre ditëve, gabuam ku nuk duhet. Patëm edhe një rast kryesor para se të pranonim dy golat, ajo mund të ishte çelësi i lojës, pritshmëritë i kemi pasur shumë të mëdha, ka munguar pak freski dhe aty ishte problemi. Kur i pranon tre gola nuk mund të thuash se je i kënaqur, jo vetëm mbrojtja por krejt ekipi, i kemi lënë Austrisë hapësirë për kundërsulme. Duhet të harrohet kjo humbje dhe duhet të shkojmë për fitore ndaj Izraelit dhe ka shumë rëndësi çdo lojë dhe presim vendin e parë në këtë grup”, u shpreh Vojvoda.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar