Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kthimi i Ligjit për Specialen, presidentja Shiroka-Pula zbardh arsyet zyrtare të vendimit

Redaksia Lajmetereja • 26-10-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kthimi i Ligjit për Specialen, presidentja Shiroka-Pula zbardh arsyet zyrtare të vendimit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë vendim që t'ia kthejë Kuvendit për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke marrë për bazë argumentet e paraqitura nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas dokumentit zyrtar, kreu i shtetit më 22 tetor 2026 ka pranuar kërkesën formale nga PDK-ja, në cilësinë e subjektit sponsorizues të këtij akti ligjor, me qëllim që t'i hapet rrugë një shqyrtimi të dytë brenda legjislativit. “Më 22 tetor 2026 kam pranuar edhe porpozimin zyrtar të të Grupit Parlamentar të Partisë Dekokratike të Kosovës, si sponzorisues i Ligjit, për t’i dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës mundësinë që ta rishqyrtojë Ligjin”, thuhet në vendim. Në arsyetimin e saj, e para e vendit ka theksuar se ka marrë parasysh edhe Deklaratën e Kuvendit të Kosovës të miratuar më 28 shtator 2026 (nr. 11De-001), e cila kundërshton aktgjykimet e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. “Në këtë kontekst, kam marrë parasysh edhe Deklaratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës për akgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të datës 28 shtator 2026 (nr. 11De-001), duke mbështetur qëndrimin e shprehur në të, kundër çdo përpjekjeje për të shtrembëruar të vërtetën historike të Kosovës, për të vënë në dyshim karakterin çlirimtar të luftës së saj apo për të barazuar popullin që luftoi për liri dhe mbijetesë me regjimin që e shtypi atë”, u shpreh ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar