Kronikë
Tragjedia në Pejë: Nëna e Liridona Ademajt solidarizohet me familjen Zekaj pas humbjes së rëndë
Reklamë e Sponsorizuar
Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra tragjikisht nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ka reaguar publikisht ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Reagimi dhe mesazhi i ndjerë i nënës së Liridonës është bërë i ditur përmes një postimi të shpërndarë nga vëllai i saj, Leonardi Ademaj.
Në këtë mesazh, ajo ka shprehur dhimbjen e saj të thellë dhe solidaritetin e plotë me familjen Zekaj, duke theksuar se e kupton më së miri këtë dhimbje shkatërruese, pasi vetë po kalon nëpër një dramë të ngjashme.
“Ngushëllime nga zemra familjarëve të Arlindës. Si nënë që e kam përjetuar dhimbjen më të madhe në jetë, humbjen e vajzës sime nga krimi, e di mirë se çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën e ta copëtojnë zemrën përgjithmonë”, thuhet në mesazhin e saj.
Më tej, ajo ka shtuar se dëgjimi i lajmit për vrasjen e Arlindës ia ka ringjallur plagët e rënda të shpirtit nga humbja e së bijës.
“Kur e mora vesh se edhe nje cike e Kosoves, Arlinda, u be viktime e vrasjes, mu rihapen plagte e shpirtit dhe mu copetua zemra prape. Vetem drejtesia e shpejte mund t'i ngushelloje familjaret”, përfundon mesazhi prekës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: