Aktuale
Lajm i hidhur për DJ Dagz, ndahet nga jeta babai i tij
Reklamë e Sponsorizuar
DJ i njohur, Dagz, është prekur nga një humbje e madhe në familjen e tij, ngjarje kjo që është bërë e ditur përmes një njoftimi publik për ndjekësit dhe dashamirësit.
Sipas informacioneve të ndara nga vetë ai, i ati i tij ka ndërruar jetë pas një periudhe trajtimi mjekësor në spital, ku po luftonte me probleme shëndetësore.
Nëpërmjet këtij njoftimi, artisti ka bërë të ditur gjithashtu se ceremonia e lamtumirës së fundit do të organizohet nesër, ndërsa homazhet dhe varrimi do të zhvillohen në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, konkretisht në fshatin Begaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: