Politikë
Tensione në Beograd: Grup personash futen në kampin e simpatizantëve qeveritarë, forca të shumta policore rrethojnë institucionet
Reklamë e Sponsorizuar
Një grup prej disa dhjetëra burrash me kapela janë futur brenda hapësirës së kampit me tenda të vendosur pranë ndërtesës së Presidencës së Serbisë në kryeqytetin serb, një zonë e njohur ndryshe si “Çacilend”, ku mbështetës të strukturave qeveritare janë vendosur prej një vit e gjysmë.
Sipas raportimeve nga terreni, këta persona fillimisht janë grumbulluar në sheshin “Nikolla Pashiq” dhe më pas janë drejtuar për në zonën e Presidencës, ndërsa efektivët e policisë u kanë mundësuar hyrjen në kamp.
Në një zhvillim paralel, forca të rendit të pajisura me mjete speciale për menaxhimin e tubimeve dhe shpërndarjen e protestave janë pozicionuar në afërsi të Kuvendit të Qytetit të Beogradit, Komisionit Republikan të Zgjedhjeve dhe selisë së Presidencës.
Aktualisht, perimetri ku ndodhet Komisioni i Zgjedhjeve dhe Presidenca është tërësisht i bllokuar. Nga terreni bëhet e ditur se qarkullimi është i ndaluar për çdo person, përfshirë edhe përfaqësuesit e mediat.
Prani e shtuar e forcave policore vërehet gjithashtu në hapësirën e parkut që shtrihet mes Presidencës dhe Kuvendit të Qytetit, pikërisht në zonën ku është ngritur kampi i mbështetësve të pushtetit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: